4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

“Bravo Kryeministër Kurti, e bëre Serbinë shpëtimtare të Kosovës”

Rekomandime

Kryetari i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, përmes një shkrimi adresuar mediave i ka thënë kryeministrit të Kosovës në detyrë, Albin Kurtit, se e ka bërë Serbinë shpëtimtare të Kosovës.Kelmendit tha se atë cka Kurti ia dhuroi Serbisë për një natë, nuk ka mundur tërë bota ta bëjë për 20 vjet.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Kelmendi: Bravo kryeministër Kurti, e bëre Serbnë ” shpëtimtare e Kosovës”!

Kryeministër Kurti, atë çka i dhurove Serbisë për 1 natë, nuk ka mundur tërë bota ta bëjë qe 20 vite.Serbinë e bëre “shtet human që po e ndihmon Kosovën”.

- Advertisement -

Mbi 10 mijë të vrarë, mbi 20 mijë femra të dhunuara nga regjimi i Serbisë, mbi 1 mijë trupa të zhdukur që ende nuk po i kthen Serbia, bota sot i harroj.

Bota sot është e bombarduar nga lajmet se si Serbia po e ndihmon Kosovën kundër COVID-19 me 1000 teste.

- Advertisement -

Edhe pse simpatizantët tuaj po më fyejnë dhe shajnë, por gjaku i mijëra dëshmorëve dhe nderi i motrave shqiptare nuk më la të qetë, nuk më la të heshti.

Më së paku çka munda të bëj është të shkruaj në këto çaste.

ZOTI është Madh.

O ZOT ndihmoje popullin dhe shtetin tonë.

Gëzim Kelmendi

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit