10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Shpresë nga Amerika për ilaçin kundër Koronavirusit, ka dhënë rezultat

Rekomandime

Ndërsa shtohet numri i viktimave dhe individëve të infektuar me virusin COVID-19, një lloj shprese shihet tek përdorimi i ilaçeve ekzistuese për të tajtuar pacientët e prekur nga koronavirusi.

- Advertisement -

Kompania amerikane Gilead Sciences njofton se ka shtuar numrin e pacientëve që po testojnë ilaçin e saj eksperimental remdesivir, të prodhuar vite më parë për të trajtuar Ebolën. Tregu i aksioeve të kompanisë po ashtu pësori një ngritje të premten si rezultat i lajmeve të mira se ilaçi i kompanisë ka treguar rezultate premtuese gjatë testeve klinike.

Aksionet e kompanisë amerikane Gilead Sciences u rritën të premten me rreth 8 përqind pas njoftimeve që pacientët me COVID-19 të trajtuar me ilaçin e saj eskperimental, remdesivir, gjatë provave klinike treguan shërim të shpejtë nga simptomat e etheve dhe të rrugëve të frymëmarrjes.

Aktualisht për koronavirusin nuk ka trajtime apo vaksina të miratuara. Njoftimet flasin për rreth 2.18 milion njerëz të infektuar në të gjithë botën. Por të dhënat e fundit mbi provat klinike të ilaçit remdesivir kanë tërhequr vëmendjen e medias dhe të investitorëve,

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit