16.4 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Pasuesi i Bernard Challandes, këto janë tri opsionet kryesore

Rekomandime

Federata e Futbollit të Kosovës sot i ndau rrugët me trajnerin Bernard Challandes.Zviceranit i kushtoi me largim humbja nga Gjeorgjia, por edhe rezultatet e dobëta në përgjithësi.

E tash, shtëpia e futbollit kosovar është vënë në gjah të trajnerit të ri.

- Advertisement -

Kryetari Agim Ademi zbuloi vetëm se në ditët në vazhdim mund të ketë risi sa i përket trajnerit të ri.

Ndërsa, “Gazeta Express” mëson se favorit për ta marrë postin e selektorit të Kosovës është trajneri gjerman, Felix Magath.

Felix Magath

68 vjeçari Magath është pensionuar nga zeja e trajnerit, por mund të rikthehet për “Dardanët”.

- Advertisement -

Ndërkohë, në opsion janë edhe trajneri italian Walter Zenga dhe ai brazilian, Roberto Carlos.

- Advertisement -

Në ditët apo javët në vazhdim Kosova do të bëhet gjithsesi me trajner të ri, i cili do ta drejtojë ekipin në ndeshjen e fundit kualifikuese të Botërorit 2022 ndaj Greqisë në muajin nëntor.

Aktualisht, Kosova është e fundit në Grupin B me 4 pikë të grumbulluara nga 7 ndeshje, sa i ka edhe Gjeorgjia.

Kosova e kishte një kampanjë kualifikuese për t’u harruar pasi e regjistroi vetëm një fitore.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit