4.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Një qytetar thotë se është gati t’ia dhurojë veshkën presidentit Thaçi

Rekomandime

Një qytetar me emrin Besim Rexhepi, e ka ofruar vullnetarisht veshkën e tij në rast se i nevojitet presidentit Hashim Thaçi. Reagimi i tij ka ardhur pas raportimeve se presidenti ka pasur telashe shëndetësore, konkretisht gurë në veshkë.

Sot e dëgjova se presidenti ka shkuar ne QKUK per kontroll ne veshk si rezultat ka pasur gur po ne qof se veshken e ka te domtuar un vullnetarisht ja dedikoj kti njeriu qe e meriton tija jap pa fije dyshimi ke une ka rezerven kur te ket nevoj po dhasht zoti dota kalon pa fije problemi”, ka shkruar Rexhepi.

- Advertisement -

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është liruar nga spitali. Ai po trajtohej në Klinikën e Urologjisë për shkak të problemeve me veshkë, shkruan Ekonomia Online.

Kjo është konfirmuar edhe nga Presidenca, përmes një komunikate për media.

- Advertisement -

Sipas njoftimit, Thaçi, pas trajtimit mjekësor të marrë në Klinikën Urologjike të QKUK-së është liruar dhe është kthyer në shtëpinë e tij.

Pas shqetësimeve të para, presidenti Thaçi sot në mëngjes kishte shkuar në Emergjencën e QKUK-së dhe me rekomandimin e personelit mjekësor profesional ishte drejtuar në Klinikën e Urologjisë, ku i ka bërë analizat dhe ka marrë trajtimin për dhimbjet që shkaktojnë gurët në veshkë. Presidenti i Republikës së Kosovës e falënderon gjithë personelin e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës për kujdesin e treguar”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit