7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Albin Kurti flet për 1000 testet nga Serbia: Ka mundur të jetë kurth, po të mos i pranonim do të nxiteshin serbët nga ndonjë strukturë

Rekomandime

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se beson që 1000 testet e dhuruara nga Serbia nuk e kanë rregulluar imazhin e shtetit serb.

Sipas tij, nëse do të refuzoheshin ato teste, Kosova do të akuzohej për sjellje iracionale dhe për shfrytëzim politik.

- Advertisement -

Ato 1000 teste nuk duhet të përdoren politikisht. Unë mendoj që Serbia nuk e ka rregulluar imazhin me këto teste. Pra, ne nuk e diskriminojmë askënd dhe unë jam i bindur se sikur Kosova të refuzonte marrjen e këtij testeve, do të akuzohekj për sjellje iracionale dhe për shfrytëzim politik”, ka thënë Kurti.

Ndërkaq, ai ka shtuar se nëse Kosovë nuk do t’i pranonte ato teste, rrezikonte reagimin e serbëve të nxitur nga ndonjë strukturë serbe. Madje, ai këtë e quajti si lloj kurthi.

Nëse Kosova nuk do t’I merrte këto teste, është e imagjinueshme se do të kishim ndonjë grup të serbëve nga ndonjë komunë, të nxitur nga ndonjë structure që nuk është e shtetit tonë, të ankohen që nuk po mund të testohen. Kollaj ka mundur të jetë ndonjë lloj kurthe, në të cilën ne nuk biem. Pra të mos e politizojmë”, ka shtuar Kurti./Reporteri.net

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit