8.3 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Aa i është nënshtruar Presidenti Thaçi testit për covid-19?

Rekomandime

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi në orët e hershme të mëngjesi është nisur për në QKUK, konkretisht në Klinikën e Urologjisë, për shkak të një problemi që i është shfaqur nga gurët në veshkë, shkruan Insajderi.

Siç mëson Insajderi, me të arrirë në QKUK, presidenti Thaçi i është nënshtruar të gjitha testeve në lidhje me sëmundjen e tij, përfshirë edhe të pandemisë COVID-19.

- Advertisement -

“Të gjitha testet e mundshme i ka kryer”, i tha ky burim Insajderi.

Nga presidenca kanë bërë më dije se me rekomandimin e personelit mjekësor profesional, presidenti ishte drejtuar në Klinikën e Urologjisë, ku i janë bërë analizat dhe ka marrë trajtimin për dhimbjet që shkaktojnë gurët në veshkë.

Pas trajtimit mjekësor të marrë në Klinikën Urologjike të QKUK-së, presidenti i vendit është liruar dhe është kthyer në shtëpinë e tij./Insajderi.com

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit