19.5 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

E zbulon profesor Smaka: A do ta fitoj Qeveria Kurti betejën me Gjykatën Kushtetuese për masat e fundit të kufizimit të lirisë së lëvizjes

Rekomandime

“Përderisa edhe me nenin. 55 par. 2 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës është përcaktuar se të drejtat dhe liritë themelore, të garantuara mund të kufizohen deri në atë masë sa është e domosdoshme që në një shoqëri të hapur demokratike të përmbushet qëllimi për të cilin lejohet kufizimi, e konkretisht konform me pandeminë globale që e ka kapluar edhe vendin tonë, masat qeveritare janë edhe të tilla edhe të domosdoshme, del qartë se me të drejtë është vepruar në harmoni me Kushtetutën dhe interesat vitale të qytetarëve të vendit tonë”, thotë profesor Riza Smaka për “Kosova Sot Online”.

Përfaqësues të subjektit politik opozitar në Kuvendin e Kosovës, PDK- e kanë dërguar në Gjykatën Kushtetuese edhe vendimin më të ri të Qeverisë së Kosovës që ka të bëjë me kufizimin e lirisë së lëvizjes dhe ndalesën e ushtrimit të shumë veprimtarive të ndryshme, si masë mbrojtëse e kundër pandemisë së koronavirusit. Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, i mbështetur edhe nga deputetë të grupeve tjera parlamentare, nëpërmes deputetes Besa Ismaili, dorëzoi të Premten në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës kërkesën për vlerësim të çështjes së kushtetutshmërisë të vendimeve të Ministrit të Shëndetësisë, me të cilat PDK vlerëson se është shkelur Kushtetuta e Kosovës.

- Advertisement -

Sipas vendimit të Qeverisë, respektivisht Ministrisë së shëndetësisë, këto masa duhet të zgjasin deri më 4 maj, për të vendosur pasta varësisht nga rezultatet që do ti kemi deri në atë kohë. Mirëpo këtë adresim të PDK-së në Gjykatën Kushtetuese, e ka vlerësuar krejtësisht të pa nevojshëm dhe të pa arsyeshëm, profesori i së drejtës Riza Smaka, sipas të cilit, është pikërisht Kushtetuta e Kosovës që e parasheh një mundësi të tillë të kufizimit të lirive dhe të drejtave, përkohësisht, kur është fjala për raste të mëdha pandemish me rrezik serioz për popullatën e një vendi.

Riza Smaka

Përderisa edhe me nenin. 55 par. 2 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës është përcaktuar se të drejtat dhe liritë themelore, të garantuara mund të kufizohen deri në atë masë sa është e domosdoshme që në një shoqëri të hapur demokratike të përmbushet qëllimi për të cilin lejohet kufizimi, e konkretisht konform me pandeminë globale që e ka kapluar edhe vendin tonë, masat qeveritare janë edhe të tilla edhe të domosdoshme, del qartë se me të drejtë është vepruar në harmoni me Kushtetutën dhe interesat vitale të qytetarëve të vendit tonë”, thotë Profesor Smaka për “Kosova Sot Online”.

Sipas profesor Smakës, vendimet e qeverisë rezultojnë të bazuara në Kushtetutë, por në situatën në të cilën gjendet vendi, me Qeveri në detyrë, është problematike, madje edhe e pa mundur që të nxirret ligj specifik për situatën që të rregullohet kjo gjendje, të përcaktohen me ligj të veçantë masat e përkohshme të kufizimit, prandaj është shfrytëzuar Ligji për parandalimin e Sëmundjeve Infektive, ligj që është i mjaftueshëm dhe ka baza për zbatim edhe në situatën e tanishme. “Në këtë situatë mundë të jetë problematikë kufizimi i lirive themelore me akt ligjor sipas paragrafit 1 të nenit. 55 të Kushtetutës apo me vendim qeveritar nga se kërkohet përfillja e bazës kushtetuare e thënë më sipër”, thotë Profesor Smaka për “Kosova Sot Online”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit