4.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Kurti: Kur presidenti i vendit nuk e donë reciprocitetin me Serbinë, nuk duhet të çuditemi nga asnjë ambasadorë i huaj

Rekomandime

Kryeministri në detyrë Albin Kurti nuk ka komentuar takimin e sotëm të LDK-së të cilët i kanë shtuar tendencat e tyre për të formuar qeverinë e re, kjo pasi që Kurti ende nuk ka dërguar në presidencë emrin e mandatarit për formimin e Qeverisë së re.

Ai ka thënë se aktualisht është i përkushtuar me të gjithë kapacitetet e tij në luftimin e pandemisë Covid-19.

- Advertisement -

Ndërsa sa i përket rezistencës së aktivistëve të LVV-së, Kurti është prehur se aktivistët e tij janë gjithmonë në rezistencë me të keqe dhe se vet si kryeminsitër në detyrë po i bie vazhdimisht të rezistoj nga shumë të këqija që po i shfaqen gjatë rrugës.

Ai ka komentuar edhe deklarimet e ambasadorin amerikan në Gjermani dhe emisarit të posaçëm të SHBA-së për Ballkan, Richard Grenell, duke thënë se për të nuk është aspak e çuditshme të ndodh një gjë e tillë, kur kemi parasysh se reciprociteti i Kosovës ndaj Serbisë po refuzohet edhe nga kreu i shtetit Hashim Thaçi.

“Nëse ne e kemi një president që del kundër reciprocitet me Serbinë nuk duhet të çuditemi me asnjë ambasadorë të huaj. Është rast i pashembullt, dhe jo vetëm në rajonin tonë që kemi një personalitet që del jashtë saj detyre dhe flet. Serbia nuk te njeh ty, nuk ti paguan dëmet e luftës, të pengon por ja që ke vendosur të shfaqë mungesë subjektiviteti, dinjiteti në raport me një mësymje të tillë. Unë besoj se ky është kulmi dhe më poshtë se kaq është vështirë të biesh. Të deklarohesh kundër reciprocitetit të Kosovës me Serbinë, në mënyrë parimore dhe konceptuale, për reciprocitetin si të tillë është e pafalshme”, theksoi Kurti.

- Advertisement -

Ai ka thënë se nuk mund të gjendet askund në botë një qeveri e cila është sulmuar më dendur se sa qeveria e tij, për të cilën u votua mocioni i mosbesimin në ditën e 51 të punës së saj.

Kurti ka deklaruar po ashtu pas pyetje të gazetarëve, se ende nuk ka takuar Nenad Rashiqin të cilin së fundmi e ka emëruar Këshilltar Politik i Kryeministrit në detyrë dhe njëkohësisht udhëheqës i Zyrës për Çështje të Komuniteteve.

- Advertisement -

“Nuk jam i bindur për drejtësinë në një procesi që ka nisur nga koha e një regjimi të vjetër kur organizatat ndërkombëtare tregojnë se për një shtet që aq shumë e duam ka elemente të shtetit të kapur dhe nuk jam i bindur në vërtetësinë dhe drejtësinë, por e kuptoj realitetin faktik sot. Nuk kam pasur kohë e mundësi që të takohem me zotëri Rashiq, që të flas për këtë gjë dhe po aq shpejtë qe ne mundemi dhe aq shpejtë që ne mundemi e merrni vesh edhe ju”, tha para medieve Kurti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit