Saturday, September 21, 2024

Putin nuk po mund ta pushtojë tërë Ukrainën – Shefi i ushtrisë ruse thotë se tani kanë një objektiv tjetër

- Advertisement -
- Advertisement -

Shefi i ushtrisë ruse thotë se Rusia tani do të përqendrojë përpjekjet kryesore të luftës në “çlirimin e plotë” të rajonit lindor të Ukrainës – Donbasin.

Ministria e Mbrojtjes tha se Rusia kishte shqyrtuar dy opsione për “operacionin special ushtarak” – një që mbulonte të gjithë Ukrainën dhe tjetri duke u fokusuar në Donbas.

Komentet – të përcjella nga agjencitë shtetërore ruse të lajmeve – lanë të kuptohet për një ulje të mundshme të synimeve të presidentit rus, Vladimir Putinit. Forcat ruse kanë hasur në rezistencë të fortë në veri të Ukrainës dhe rreth Kievit.

- Advertisement -

Sergey Rudskoy, kreu i departamentit kryesor operacional të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Ruse, tha se 93 për qind e rajonit të Luhanskut dhe 54 për qind e rajonit të Donetskut ishte nën kontrollin rus, raporton bbc.

“Rusia kishte shkatërruar shumicën dërrmuese të forcave ajrore dhe marinës së Ukrainës, dhe kjo shënoi fundin e suksesshëm të fazës së parë të konfliktit”, tha ai.

- Advertisement -

Megjithatë, ministria e mbrojtjes nuk përjashtoi mundësinë e sulmit në qytetet tjera që janë bllokuar, tha se Rusia do të reagonte menjëherë ndaj çdo lëvizjeje për të mbyllur hapësirën ajrore mbi Ukrainën – diçka që presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e ka kërkuar vazhdimisht.

Ministria tha gjithashtu se Rusia do të vazhdojë pushtimin derisa objektivat e vendosura nga Putin të ishin arritur, njoftoi agjencia e lajmeve Ria, pa specifikuar se cilat ishin objektivat.

- Advertisement -

Të fundit

- Advertisement -

Lajme të lidhura