8.9 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Kurti i kundërpërgjigjet Vuçiqit: Gjyqësori tek ne është i pavarur, ndoshta në Serbi presidenti pezullon gjyqtarët

Rekomandime

Kryeministri , Albin Kurti, i ka reaguar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vucic, i cili tha dje se me vendimin për shkarkimin e kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Liljana Stevanovic, kryeministri i Kosovës.

Kurti në një reagim në Twitter, ka thënë se ai as nuk është kryetar, e as anëtar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

- Advertisement -

“Gjyqësori është i pavarur nga Qeveria. Ndoshta në Serbi presidenti pezullon dhe largon gjyqtarët dhe prokurorët. Ky nuk është rasti në Kosovë ose me gjyqtaren Stevanovic. Ne jemi vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor, plotësisht të lidhur me Bashkimin Europian dhe NATO”, ka shkruar Kurti.

Ndaj deklaratave të presidentit serb, ka reaguar edhe KGJK sot, ku kanë se ky vendim është marrë pa asnjë ndikim politik.

- Advertisement -

Nga ky institucion kanë bërë thirrje që të përmbahen nga deklaratat për vendimet e KGJK-së, pasi sipas tyre çfarëdo deklarimi publik nuk i kontribuon pavarësisë së gjyqësorit, si pushtet i pavarur.

“Me këtë rast, KGJK thekson se, Vendimi për suspendimin e Kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë, është marrë në kuadër të përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore që ka KGJK-ja, dhe nuk paragjykon përfundimin e procedurës në raport me gjyqtaren, znj.Stevanović. Vendimi në fjalë është marrë pa asnjë ndikim politik, prandaj me këtë rast, KGJK u bënë thirrje institucioneve dhe zyrtarëve publik të institucioneve tjera të përmbahen nga deklaratat për vendimet e KGJK-së, pasi çfarëdo deklarimi publik nuk i kontribuon pavarësisë së gjyqësorit, si pushtet i pavarur”, thuhet në reagimin e KGjK-së.

- Advertisement -

Në ndërkohë dje, nëpërmjet një videoje të shpërndarë në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, presidenti i Serbisë Aleksandar Vucic, ka folur për Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, pas vendimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), për suspendimin e Liljana Stevanovic, kryetare e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, deri në një vendim të radhës. Ai tha se me shkarkimin e gjykatëses serbe, Kurti ka sulmuar Serbinë.

Suspendimi i Stevanovic vjen pas pjesëmarrjes së saj në takimin e Këshillit Kombëtar të Sigurisë të Serbisë, bashkë me presidentin serb, Aleksandar Vucic.

Vuçiq, ka thënë se me urdhër të Albin Kurtit, Biljana Stefanovic është hequr nga pozita e saj si gjykatëse. E sipas tij, planifikohet edhe shkarkimi i zyrtarëve policorë që kanë marrë pjesë në takimin e Këshillit në Beograd.

Sipas tij, me këtë veprim Kurti ka vendosur ta sulmojë Serbinë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit