LDK-ja e konfirmon sulmin ndaj zyrave: Na janë këputur kabllot e internetit dhe kamerave

0
111

Lidhja Demokratike e ka konfirmuar sulmin ndaj zyrave të saj që ndodhi gjatë mbrëmjes së kaluar, duke e cilëuar si të papranueshme.

Ka qenë Arban Abrashi që ka konfirmuar një gjë të tillë, duke shtuar se rasti është njoftuar në Polici.

“Sot prej administratës jemi njoftuar se kabllot edhe internetit ehde të kamerave janë këputur. Me siguri nga persona të papërgjegjshëm. Kemi njoftuar Policinë. Realisht kjo është e papramnueshme”, ka thënë Abrashi.

Ndryshe, Reporteri.net ka raportuar më herët lidhur me këtë sulm, pasi kishte marrë vesh nga burime brenda kësaj partie.