15.7 C
Pristina
Sunday, April 14, 2024

Suspendohet drejtori i Burgut të Sigurisë së Lartë Burim Buleshkaj, pas ndejës që kishte me vëllain e Thaçit dhe dy të dyshuar për lidhje me krimin

Rekomandime

Ministria e Drejtësisë e ka suspenduar drejtorin e Burgut të Sigurisë së Lartë, Burim Buleshkajn, raporton Gazeta Blic.

Arsye për këtë, është publikimi në media i disa fotografive, ku ai shihet i shoqëruar me Nazmi Thaçin, vëllanë e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, dhe me dy persona të dyshuar për lidhje me krimin: biznesmenin Blerim Potera dhe Bedri Mustafën, vëllanë e komandant “Remit”.

- Advertisement -

“Ministria e Drejtësisë ka marrë vendim që ta suspendoj drejtorin e Burgut të Sigurisë së Lartë, Burm Buleshkajn, pasi ai ishte i shoqëruar me njerëz që dyshohet se janë të përfshirë në veprime kriminale”, tha ky burim i Gazeta Blic.

Buleshkaj sipas fotografive që ka siguruar Gazeta Blic ishte në një ndejë private në Shalë të Bajgorës ka bërë bashkë Nazmi Thaçin, vëllanë e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, me dy persona të dyshuar për lidhje me krimin: biznesmenin Blerim Potera dhe Bedri Mustafën, vëllanë e komandant “Remit”.

- Advertisement -

Blerim Potera, siç është raportuar në media, është një biznesmen, i cili ka qenë i hetuar dhe dënuar për vepra të rënda penale, përfshirë trafikim armesh, kallëzim të rrejshëm e lëndim trupor.

- Advertisement -

Para një viti, Potera, bashkë me Astrit Mehmeti, të njohur si Llepota, e kishin sulmuar fizikisht pronarin e kafiterisë “Che Bar” në Prishtinë, Labinot Ademin.

Në këtë ndejë, ishte edhe Bedri Mustafa, vëllai i ish- deputetit të PDK-së, Rrustem Mustafa, i cili dyshohet të ketë qenë pjesë e një grupi të organizuar kriminal.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit