Lidhja Demokratike e Kosovës kanë reaguar ndaj deklaratës së liderit të PDK-së, Kadri Veseli i cili tha se edhe VV edhe LDK i kanë kërkuar atij koalicion.Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka theksuar për media ae kjo nuk është e vërtetë, raporton Gazeta Blic.”Kjo nuk është e vërtetë”, ka thënë nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.
Ai është shprehur se që nga votimi i mocionit të mosbesimit nuk kanë pasur asnjë komunikim mes vete.
Edhe nga Vetëvendosje kanë reaguar ndaj kësaj deklarate.Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje asnjëherë nuk ka kërkuar koalicion me PDK-në dhe nuk do ta bëjë kurrë këtë veprim.
Bajqinovci për GazetaBlic, tha fjalët e Kadri Veselit i cili aludon për një gjë të tillë, janë gënjeshtra të kulluara.“Nuk është e vërtetë është rren e kullume, ai ka rrejtë, kurrë s’ka kërku VV-ja koalicion as kurrë nuk ka me bë një gjë të tillë, kjo është vetëm sa për me na dëmtu se asnjëherë nuk do të ndodhë kjo”, tha Bajqinovci