10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Krasniqi: Nuk më pëlqen flamuri shqiptar, e asnjë lloj flamuri tjetër

Rekomandime

Gazetari Vullnet Krasniqi  ka folur për kauzat që sipas tij duhet t’i ketë komuniteti LGBTI.

- Advertisement -

Krasniqi tha se flamuri LGBTI është simbolikë, por gjithashtu nuk i pëlqen asnjë flamur, duke përfshirë edhe atë shqiptar.

“Në një situatë utopike është dashur mos me ekzistu organizatat për mbrojtjen… do duhej të ishte natyrale, siç edhe është natyrale. Unë personalisht jam… edhe për flamurin, mua nuk më pëlqen as flamuri shqiptar, asnjë lloj flamuri. Pse? A jemi ne klub i futbollit, a jemi njëfarë kombi që me pasë një flamur, por flamuri ka ardhë si pasojë e… që ka ndodhur në Amerikë, e prej aty ka lindur edhe lëvizja e paradës. Flamuri e prezanton njëfarë diversiteti në bazë të ngjyrave, njëfarë simbolike. Që për mua s’ka ndonjë rëndësi”, është shprehur Krasniqi në T7.

Sipas tij, komuniteti duhet të luftojë për të drejtën e adoptimit të fëmijëve, e jo për të drejtën e martesës.

- Advertisement -

“Për mendimin tem komuniteti duhet të luftojë që atë që e bëjnë shumica e popullësisë “straight”, që është braktisja e fëmijëve, ne duhet të Iuftojmë me adoptu fëmijë, me i shpëtu ata fëmijë të qifteve “straight”, sesa të lypim të martohemi”, ka thënë Krasniqi.

“Për mendimin tim, martesa është instrumenti kryesor që e fuqizon patriarkalizmin. Martesa është fataIe për shumicën e grave”, shtoi Krasniqi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit