13 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Letrat rreth mandatarit pritet të përfundojnë në Kushtetuese dhe Venecia

Rekomandime

Paralajmërimet për dërgimin e mandatarit në Gjykatën Kushtetuese kanë bërë që presidenti dhe LDK-ja ta zhvillojnë komunikimin duke mos i publikuar letrat.

Edhe pse gazeta ka pyetur në Presidencë dhe LDK, ata nuk kanë treguar për komunikimet e deritashme.

- Advertisement -

Nga ajo që dihet, sipas një njoftimi të Presidencës, Thaçi ia ka dërguar vetëm një letër Mustafës për t’ia kërkuar mandatarin, por që e njëjta nuk është bërë publike.

Ndërkaq, Zyra e kryeministrit në detyrë ka paralajmëruar se, përpos Gjykatës Kushtetuese do t’i drejtohen edhe Komisionit të Venecias në rast se presidenti Thaçi ia jep mandatin një partie tjetër për formimin e Qeverisë.

Burime të afërta me këto zhvillime i kanë thënë gazetës, se edhe në LDK ka hezitime për të nxituar me publikimin e letrave me votimin e Qeverisë në Kuvend, për shkak se mandatari i tyre mund të rrëzohet nga Kushtetuesja.

- Advertisement -

Kësisoj, nuk përjashtohet mundësia që LDK-ja ta hedhë për votim në Kuvend kryeministrin dhe kabinetin, tek pasi Gjykata Kushtetuese të vendosë se ka qenë i drejtë caktimi i një mandatari tjetër.

Në lidhje me këtë, gazeta u ka shkruar dhe ka provuar të marrë një qëndrim prej zyrtarëve të LDK-së, Avdullah Hoti, Lutfi Haziri dhe Besian Mustafa – por nuk janë përgjigjur.

- Advertisement -

Prej momentit kur dërgohet mandatari, nis të rrjedhë afati 15 ditor për votim në Kuvend.

Por, sipas njohësve të Kushtetutës, ky afat mund të pezullohet nga Kushtetuesja nëse i shkon kërkesa për shqyrtimin e kushtetutshmërisë.

Kësisoj, Dekreti i presidentit të Republikës mund të sfidohet qysh në ditën kur nxirret dhe mandatohet njëra prej partive jofituese të zgjedhjeve.

Një gjë e tillë mund të bëhet nga vetë Qeveria në detyrë apo nga 30 deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Sipas interpretimit të ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, nëse sfidohet Dekreti i presidentit, atëherë krejt e natyrshme është që duhet të vihet masa e përkohshme nga ana e Gjykatës për të pezulluar afatin pesëmbëdhjetë ditor, “në mënyrë që ai mos të rrjedhë deri në vendosjen meritore të rastit”, ka deklaruar Hasani.

Javën e kaluar, Presidenca njoftoi se i është drejtuar me një letër kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, duke i kërkuar që t’ia dërgojë emrin e mandatarit për krijimin e Qeverisë së re.

Por, nuk e ka publikuar atë.

Ndërkaq, të gjitha pesë letrat dërguar kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, presidenti i pati bërë publike.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit