13.6 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Prokurori Speciales dorëzon edhe një aktakuzë, pritet konfirmimi nga Gjykata

Rekomandime

Prokurori i Specializuar ka njoftuar kryetaren e Dhomave të Specializuara të Kosovës të enjten e 23 prillit, se e ka ndërmend që të nisë procedim penal para Dhomave të Specializuara në Kosovë. Me këtë rast prokurori Special kërkoi caktimin e një gjykatësi të procedurës paraprake i cili do ta gjykojë aktakuzën.

“Pas njoftimit të tij për nisjen e procedimeve penale në shkurt 2020, Prokurori i Specializuar e njoftoi sërish Kryetaren e Dhomave të Specializuara të Kosovës, të enjten, më 23 prill 2020, se ka ndër mend të nisë procedim penal të ri para Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe kërkoi caktimin e një gjykatësi të procedurës paraprake në pajtim me Ligjin”, thuhet në njoftimin e Prokurorit të Specializuar që i ka nisur kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës.

- Advertisement -

Megjithëkëtë, Kryetarja e këtyre dhomave në Kosovë, tashmë e ka caktuar një gjykatës që do të merret me shqyrtimin e kësaj aktakuzë.

Nuk dihet se për kë bëhet fjale si dhe përmbajtja e aktakuzës sipas prokurorit të specializuar është konfidenciale.

“Si rrjedhojë, në pajtim me Ligjin dhe Rregulloren e Caktimit të Gjykatësve, Kryetarja ka caktuar një gjykatës të procedurës paraprake për shqyrtimin e aktakuzës së re të paraqitur nga Prokurori i Specializuar. Përmbajtja e aktakuzës është konfidenciale, përveçse kur konfirmohet dhe deri sa të konfirmohet nga gjykatësi i procedurës paraprake”, thuhet tutje në njoftim.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit