Dy javë më parë, futbollistët e shkollës së futbollit Ballkani, Dion e Ledion Kolgeci u infektuan me koronavirus.Të dy ata, sot vizituan QKUK-në, për t’iu marrë mostrat dhe për të konfirmuar rezultatin e analizave, nëse e kanë kaluar me sukses apo jo, për të cilën gjë shpresojmë që sa më shpejt të konfirmohet me po.
Por, atyre, mjekët kosovarë u kanë përgatitur një befasi të këndshme. Në mantel, kanë shënuar mbiemrin e tyre, Kolgeci, gjë e cila duket t’i ketë befasuar për të mirë.
Fotot e mjekëve tashmë janë bërë virale, teksa ato nuk ka nguruar t’i shpërndajë as komiteti olimpik kosovar në faqen zyrtare të rrjetit social “Twitter”.
A GREAT SURPRISE????
Our epidemiologists surprised today (see photos) two young football players of #FCBallkani, Ledion & Dion Kolgeci, who resulted positive with #COVID19 two weeks ago. Hope that our players will result negative today?. #coronavirus #StayHome #BeActive pic.twitter.com/n0GYkfvha8
— NOC KOSOVO #StayHome #RriNshpi (@NOCKOSOVO) April 28, 2020