9.7 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

“Katër deputetë të PDK-së mund të votojnë Qeverinë Hoti”

Rekomandime

Njohësi i çështjeve politike Rasim Alija në një prononcim për Gazeta Blic ka folur në lidhje me zhvillimet e fundit politike në vend rreth formimit të Qeverisë.Alija ka theksuar se zvarritjet për finalizimin e marrëveshjes për bashkëqeverisje mes subjekteve politike po bëhen nga mungesa e votave që LDK-ja ka për formimin e Qeverisë.

- Advertisement -

Ai tutje shton se ndoshta në fund mund të kemi votat e 3 ose 4 deputetëve të PDK-së që do t’i bënin numrat e nevojshëm për këtë Qeveri.

“Subjektet politike nuk kanë çfarë të bisedojnë në lidhje me programet pasi kanë garuar në zgjedhjet e 6 Tetorit me një program dhe si të tilla e kanë programin. Pra puna e harmonizimit të programit nuk vlen, sepse minimumi dy ditë do ju ishte marrë kohë në lidhje me programet, pasi programet janë dhe është dashtë vetëm të përshtaten. Ajo çka është me rëndësi po shohin një mungesë të numrave edhe kemi gjithashtu problematikën e dërgimit të çështjes në Gjykatën Kushtetuese dhe rritja e apetit të subjekteve të ndryshme për marrjen e pushtetit veçanarisht partitë minoritare të cilat tashmë e dinë se formimi i Qeverisë varet nga votat e tyre. Pra të gjitha këto mund të bëjnë Qeveria mund të mos formohet deri javën e ardhshme, shto këtu edhe sagën e liderit të AKR-së Behgjet Pacolli rreth ardhjes së tij në Kosovë. Ndoshta krejt në fund mundet që tre ose katër deputetë të PDK-së ta votojnë këtë Qeveri për t’i bërë numrat e nevojshëm” tha Alija.

U bënë disa ditë që LDK-ja po bën përpjekje për arritjen e koalicionit qeverisës por pa rezulatat.Megjithëse nga ky subjekt po konfirmohet se i kanë numrat e nevojshëm pra 61 vota të domosdoshme për formimin e Qeverisë ende nuk është arritur të finalizohet një marrëveshje.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit