31 të shëruar e 10 të infektuar me koronavirus sot në Kosovë

0
89

Kështu njofton ministry Arben Vitia:

Sapo i morëm rezultatet për ditën e sotme.

31 bashkëqytetarë janë të shëruar pas testimeve.

Ndërsa nga 250 testime vetëm 10 qytetarë kanë rezultuar të infektuar. E sotmja është dita e dytë kur në vendin tonë shënojmë këto rezultate shpresëdhënëse.

Të bashkuar dhe të kordinuar e me përkushtim do ia dalim.

Kujdesi duhet të vijojë njëjtë si deri tani, sakrifica e secilit po i jep rezultatet.

Ndaj le të jemi të vëmendshëm e solidarë si deri tani.