7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Ministrja e Financave tregon nëse i kanë votat për të kaluar Ligjin që mundëson tërheqjen e 10-përqindëshit

Rekomandime

Kuvendi i Kosovës ka dështuar gjashtë herë që të kalojë Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, i cili u mundëson qytetarëve tërheqjen e 10 përqindëshit nga Trusti.

Ky projektligj do të dal në votim edhe të hënën. Por, a i ka Qeveria Hoti votat e nevojshme që ta kalojë?

- Advertisement -

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka thënë se ata kanë mbledhur 61 vota për votimin e këtij projektligji.

“Janë 61 nënshkrime qe i ka mbledhur Grupi Parlamentar i LDK-së, pra ne 61 vota i kemi çdo herë në parlament”.

“Por, ka qenë mungesa e deputetëve për shkaqe të ndryshme një kohë e dini që kemi pasë disa deputet me COVID-19, mandej disa i kishim në udhëtime, ata të gjithë janë zotuar që të hënën do të jenë në Kuvend në ora 10:00 për të votuar ligjin për rimëkëmbje ekonomike”.

- Advertisement -

“Por, kjo nuk do të thotë që përfundon gjithçka, ligji të hënën kalon vetëm në lexim të parë. Më pas të gjithë deputetët e partive politike kanë mundësi të japin komente dhe sugjerime do të ketë edhe amandamente”, ka thënë Bajrami.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit