19.8 C
Pristina
Friday, April 12, 2024

Çedomir Jovanoviqi flet për varrezat masive, tregon si iu kërkua të hetohej pa zhurmë

Rekomandime

Kryetari i Partisë Liberale Demokratike serbe, Çedomir Jovanoviq, teksa ka folur për varrezat masive të shqiptarëve, ka thënë se ish-kryeministri serb, Zoran Gjingjiq kishte kërkuar që “të hetohej pa zhurmë, që të fitonte kohë për të kuptuar se çfarë të bëhej”.

Ai ka thënë se asokohe mbretëronte “kaos total”.

- Advertisement -

Fjalët si ‘nuk është e vërtetë, se është kurdisje se po kërkojnë konflikt me ushtrinë e policinë, Koshtunica e di se kjo s’është e vërtetë’ – pra kaos total. Prandaj edhe Dushko pyet ‘çfarë të bëj? E kam lëndën e mbyllur, sepse gjykatësi thotë ‘janë do kurdë’”, ka thënë ai, duke iu referuar ministrit të atëhershëm të Policisë, Dushko Mihajloviqit, njofton koha.net.

E aty, si ka thënë ai, “na u lidhën të gjitha vrasjet tjera”.

Kujt nuk i kishte shkuar në mendje se dikush do t’i varroste një mijë trupa grash e fëmijësh në Batajnicë dhe se do t’i digjnin me trarë dhe me njëfarë vaji e që më pas do të mbuloheshin krejt me dhe, për më tepër në bazën e Njësisë Speciale Anti-terroriste që e kemi pasur për krenari. Komandanti i asaj njësie i ka shpëtuar dy fëmijë në Podujevë që nga krimi që e bënë ‘Skorpionët’. I ka nxjerrë vëlla e motër prej aty dhe i ka dërguar në Prishtinë në mes të luftës dhe u ka thënë mjekëve se do t’i vriste po qe se nuk do të ndihmonin”, ka treguar Jovanoviq, duke e quajtur “katastrofë”.

- Advertisement -

Ai ka folur edhe për tentim-vrasjen e Vuk Drashkoviqin në Magjistralen e Ibrit më 1999. Drashkoviq ishte asokohe njëri nga opozitarët më me ndikim në Serbi.

Për këtë krim u akuzua Radomir Markoviqi, ish-shefi i Sigurimit Shtetëror Serb.

- Advertisement -

“Është pohimi i Rade Markoviqit për magjistralen e Ibrit. Arrestohet. Hapet rasti Millosheviq. Rade Markoviq dëshmon për të gjitha”, tregon Jovanoviq, teksa pohon se vetë Markoviqi kishte dëshmuar se vetë Milosheviqi i kishte porositur vrasjet.

Për këtë, tregon ai “ekziston procesverbali”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit