Zyrtare: Emrat e ministrave të AAK’së dhe zëvendëskryeministrit të parë

0
83
Ramush Haradinaj

Lidhja Demokratike e Kosovës sot ka nënshkruar marrëveshjen e koalicionit me AAK’në.

Lajmin e ka bërë të ditur para mediave, kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj.

I njëjti ka bërë të ditur edhe emrat që do t’i propozojnë për ministra.

AAK’ja në qeverinë e re i merr 4 ministra dhe një zëvendëskryeministër.

AAK merr Ministrinë e Drejtësisë, Arsimit, të Punëve të Jashtme dhe të Zhvillimit Ekonomik

Në krye të Ministrisë së Drejtësisë do të emërohet Selim Selimi, Ministrinë e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj, në krye të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Blerim Kuci, ndërsa, Ramë Likaj në krye të Ministrisë së Arsimit.

Besnik Tahiri ndërkaq do të propozohet për zëvendëskryeministër.