20.3 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Mërgimtari kosovar dhuroi paratë e operacionit, çfarë ndodhi me vogëlushen shqiptare

Rekomandime

Historia e saj ishte e dhimbshme aqsa preku dhe zemrat e mërgimtarëve shqiptarë. Jorida 12 vjeçare ishte e deformuar rëndë në shtyllën kurrizore për shkak të skoliozës por për shkak të pamundësisë ekonomike jeta e saj rrezikohej.

Emisioni ‘shqiptarët për shqiptarët’ e përcolli historinë e 12 vjeçares nga Librazhdi e cila u ndihmuar nga shumë kontribute të shqiptarëve, por veçanërisht nga një mërgimtar i Kosovës.

Ai erdhi së bashku me nënën dhe babain e tij në Ballsh për të takuar Joridën dhe për t’i thënë se do të mbulojë gjysëmën e shumës prej 25 mijë eurosh që i duheshin vajzës për dy operacione.

- Advertisement -

Vajza tashmë i ka kryer operacionet, një në pjesën e legenit dhe një në shtyllën kurrizore dhe fatmirësisht të dyja ndërhyrjet kanë dalë me sukses.

Vajza tashmë i ka kryer operacionet, një në pjesën e legenit dhe një në shtyllën kurrizore dhe fatmirësisht të dyja ndërhyrjet kanë dalë me sukses.

Pas pritjes së gjatë dhe të parit të vajzës dy herë për pak ditë në sallën e operacionit, prindërve të Joridës u vjen buzëqeshja në fytyrë kur mjeku i komunikon se tashmë vajza është mirë dhe ndërhyrjes shkuan me sukses.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit