22.2 C
Pristina
Thursday, April 11, 2024

SkandaIoze — Prokuroria e liron policin Haris Kelmendi që keq trajtoi 18-vjeçarin

Rekomandime

Haris Kelmendi, pjesëtar i Njësisë së Reagimit të Shpejtë në stacionin policor “Qendra” në Prishtinë, është liruar në procedurë të rregullt nga prokurori Eset Rama, pasi u arr.estua për keq trajtim gjatë detyrës zyrtare.

- Advertisement -

Ndonëse është hera e dytë që i njëjti arr.estohet për keq trajtim gjatë detyrës zyrtare, e në këtë rast brenda stacionit policor, siç duket kjo nuk i ka bërë përshtypje prokurorit Rama, ku pa kaluar ende 24 orë nga arr.estimi, ka liruar të dyshuarin në procedurë të rregullt.

Burimet e Sinjalit brenda Policisë, të cilët edhe e dërguan video-incizimin janë sh0kuar se si një prokuror ka mundur ta arsyetojë lirimin e Haris Kelmendit kaq shpejtë përderisa qytetarët e rëndomtë, për një veprim të tillë do të mbaheshin në para burglm me muaj.

Kujtojmë se për rastet më të lehta, prokurorët mbajnë së paku 48 orë të dyshuarit për vepra të ndryshme penaIe.

- Advertisement -

Sinjali pak më parë publikoi pamjet ekskluzive të keq trajtimit të 18 vjeçarit nga Haris Kelmendi, video-incizim ky që ishte shpërndarë nga Kelmendi te dhjetëra zyrtarë policorë, në mesin e tyre një rreshter dhe një toger, mirëpo asnjëri nga këta, asnjëherë, nuk kishte reaguar e as denoncuar kr,imin e kolegëve të tij.

Kr,imi i Haris Kelmendit jo vetëm që nuk u parandalua, por vik.tima u shndërrua në objekt talljeje dhe argëtimi edhe për zyrtarët tjerë policorë që e filmuan goditjen.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit