13 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Ky është teksti i marrëveshjes LDK – AAK, përmenden edhe subjektet tjera të koalicionit

Rekomandime

Lidhja Demokratike e Kosovës ka nënshkruar sot marrëveshjen e koalicionit AAK’në.

Në marrëveshjen e nënshkruar nga Ramush Haradinaj dhe Isa Mustafa flitet për luftën e institucioneve ndaj përhapjes së pandemisë dhe për rifillim të dialogut Kosovë – Serbi.

- Advertisement -

Gjithashtu, për anëtarësim në OKB, BE, NATO dhe organizata tjera ndërkombëtare.

Në marrëveshjen e nënshkruar bëhet e ditur se pjesë e koalicionit është edhe NISMA, AKR, Lista Serbe dhe minoritetet tjera.

Gjithashtu dy partitë janë dakorduar që përveç ministrive që i shkojnë katër AAK’së dhe një zëvendëskryeministër, edhe postet e zëvendësministrave të ndahen sipas fuqisë politike të partnerëve të koalicionit.

- Advertisement -

LDK dhe AAK janë dakorduar në marrëveshje se nuk do t’i përkrahin mocionet e mosbesimit që mund të iniciohen nga palët tjera.

Në rast se dikujt nga kabineti qeveritar i ngritët aktakuzë, atëherë kryeministri ka të drejtë ta shkarkojë atë ministër automatikisht.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit