10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

U tha se do ta marrë postin e Ministrit të Jashtëm, reagon partia e Pacollit

Rekomandime

Zyberaj :Nuk kemi biseduar asnjëherë me askënd për pjesëmarrje në qeveri dhe ndarje resorësh qeveritare
Elvis Hoxha, këshilltar i kryeministrit në detyrë Albin Kurti, ka thënë se kryetarit të AKR-së Behgjet Pacollit, i është premtuar pozita e ministrit të Jashtëm të Kosovës.

Për këtë arsye, sipas tij, atij po i ngutet të vijë në Kosovë.

- Advertisement -

Por, lajmin e ka mohuar këshilltari i Pacollit, Jetlir Zyberaj.

Zyberaj ka thënë se lajmet për kërkesa ministrore janë të pasakta, pasi sipas tij, nuk është biseduar me asnjë parti për pjesëmarrje në qeveri dhe as ndarje postesh.

Lajmet nëpër disa media për kërkesa ministrore janë të pasakta.

- Advertisement -

Ne nuk kemi biseduar asnjëherë me askënd për pjesëmarrje në qeveri dhe ndarje resorësh qeveritare”, ka shkruar Zyberaj në një postim në Facebook.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit