0.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Qeveria Hoti me zv/kryeministrin nga Lista Serbe dhe Thaçin do të nënshkruajnë marrëveshjen me Serbinë?

Rekomandime

Së shpejti do të formohet Qeveria LDK-AAK-Nisma-AKR dhe komunitetet.

LDK dhe AAK sot kanë arritur marrëveshje për koalicion.

- Advertisement -

E në këtë qeveri do të jetë edhe Lista Serbe, ku shefi i GP të LDK-së, Arben Gashi ka thënë se një zëvendëskryeministër do të jetë nga Lista Serbe.

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve juridike dhe politike, Blerim Burjani, ka thënë për gazetën “Bota sot” se kjo qeveri është kalimtare derisa të kalojë pandemia dhe ka mjaft detyra.

Kjo qeveri është kalimtare deri pas pandemisë, prioriteti i saj është menaxhimi i pandemisë, menaxhimi dhe përkrahja e ekonomisë kur dihet se sektori privat është në gjendje të rëndë dhe largimi i punëtorëve nga puna dhe çështja e gjetjes së zgjidhjes për vlerësimin e nxënësve, studentëve, pra në të gjitha nivelet e edukimit“, është shprehur ai.

- Advertisement -
Blerim Burjani

Sipas Burjanit, zgjedhje të reja do të ketë më së largu në fund të vitit 2021.

Pra më së largu zgjedhje mund të ketë në prill 2021, pra do të jetë qeveri kalimtare, e përkohshme. Realisht më mirë do të ishte që shteti të ketë qeveri teknike, mirëpo nuk e përjashtoj as mundësinë që mandati i tyre të zgjatë deri te përfundimi i marrëveshjes me Serbinë“, ka vlerësuar ai.

- Advertisement -

Burjani shton se ata mund të qeverisin derisa të arrihet marrëveshje Kosovë-Serbi dhe më pas shteti të shkojë në zgjedhje.

Marrëveshja Kosovë-Serbi është i mundshëm, pasi Kryeministri dhe Thaçi do të arrinin këtë marrëveshje, përderisa PDK do të votonte një marrëveshje të tillë dhe më pastaj shteti do të shkon në zgjedhje. Lista Serbe mund të ketë një zëvendëskryeministër“, ka deklaruar Blerim Burjani për “Bota sot”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit