Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës arritën sot marrëveshje për koalicion qeverisës.
Publicisti Veton Surroi, duke analizuar zhvillimet e fundit politike atje, thotë se kjo është një tentativë antiligjore dhe antikushtetuese, që, sipas tij, do të dështojë me sukses.
Për RTV Ora, ai thotë se nëse krijohet një qeveri e re pa u shprehur më parë Gjykata Kushtetuese, do të kemi një realitet të ri, me dy qeveri.
Orkestrues të gjithë kësaj situate, Surroi e sheh presidentin Hashim Thaçi.
“Për faktin që letërkëmbimi mbetet sekret do të thotë se ka nevojë për tu fshehur, në demokraci nuk ka nevojë për tu fshehur. Një qeveri e re që synon të ndërtohet mbi fshehtësi, do të thotë se synon të ndërtohet mbi fshehjen e të vërtetës. Synimi është antikushtetues”, ka thënë Surroi.