10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Çitaku: Kosova është pa ambasadorë në kryeqytete të fuqishme të botës, në momentet më delikate

Rekomandime

Personi numër dy i Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, në një reagim për situatën e krijuar në veri të Mitrovicës, ka përmendur faktin e mungesës së ambasadorëve të Kosovës, në disa prej vendeve më të fuqishme të botës.

- Advertisement -

Çitaku ka thënë se në situata të tilla roli dhe puna e ambasadorëve është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe se siç thotë ajo: b*teja diplomatike nuk mund të bëhet pa titullarë në misionet tona.

Shkrimi i plotë nga Vlora Çitaku:

Sot, kur më shumë se kurrë na duhet bashkërendimi i brendëshëm, dhe koordinimi me aleatët tanë, Kosova është pa Ambasadorë fuqiplotë në kryeqytetet më të rëndësishme të botës.

- Advertisement -

Detyra e Ambasadorit nuk është vetëm koordinimi me institucionet qeveritare të shtetit nikoqir, por edhe me gazetarë, instititute, korin diplomatik, diasporë, etj etj. B*teja diplomatike nuk mund të bëhet pa titullarë në misionet tona.

#Shteti #Sovraniteti #PolitikaEJashtme

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit