4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Presidenti dekreton Avdullah Hotin si të nominuar për kryeministër

Rekomandime

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në një konferencë për media ka thënë se ka dekretuar Avdullah Hotin për kryeminister të ri.“Dallimet politike mes nesh janë veçori për një demokraci të pjekur parlamentare. Këto dallime nuk duhet të shërbejnë si justifikim të cënojnë interesat jetike të shtetit të Kosovës. Kosova E cili kohë më parë Shënoi 12 vjetorin e ekzistencës së saj ka përvojë shumë të mirë në krijimin, funskionimin e institucioneve demokratike në të gjitha nivelet.

- Advertisement -

Kosova ka përvojë në ndryshime demokratike dhe ndryshim të rregullt të pushtetit. Ne si liderë institucional të Kosovës vijmë dhe shkojmë nga pushteti por respekti për Kushtetutën, shtetin e Kosovës, qytetarët, dashuria ndaj shtetit është e përjetshme për të gjithë ne.

Në krejt këtë situatë të panatyrshme, qëndrueshmëria e qeverisë akuale u sfidua nga mocioni i mosbesimit i votuar nga Kuvendi. Ndërkaq në anën tjetër është obligim i imi që si president në bazë të mandatit tim kushtetues të përpiqem të siguroj funskionimin e institucioneve shtetërore. Jemi në një situatë ku qeveria aktuale është shakrkuar nga shumica e deputetëve, ky veprim ka qenë plotësisht në pajtim me Kushtetutën, vullnetin e përfaqësuesve të deptetëtve dhe plotësisht në përputhje me rendin kushtetues. Pavarësisht rrethanave këto veprime politike janë të rregulluara qartë dhe precise me Kushtetutë dhe nuk mund të konsiderohen si të jashtëzakonshme”.

Të gjitha këto parti vlerësojnë se Kosova duhet të ketë qeveri të re, në përjashtim të një partie. Pas letrave që I kam drejtuar kryetarit të LDK, sot kam marrë një letër nga kryetari I LDK, përmes së cilës konfirmon se I mbështet të gjitha kriteret për krijimin e qeverisë së re duke ëprfshirë dhe kriterin e sigurimit të shumicës parlamentare për qeverinë e re. në përputhje e këtë letër, informoj se sapo kam dekretuar avdullah hotin sit ë nominuar për kryeministër të ri”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit