4.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Limaj: Nga e shtuna, Hoti mund të marr vendime

Rekomandime

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se prej ditës së shtunë, posa të votohet qeveria e re, kryeministri i ri, Avdullah Hoti mund të marrë vendime.

- Advertisement -

“Në momentin kur qeveria votohet nga parlamenti ajo hyn në fuqi menjëherë. Nuk mundemi as shumica as pakica me bë veprim pa vendim gjykate. Nëse votohet ajo është qeveri. Nga e shtuna mund të marrë vendime zoti Hoti, posa të votohet qeveria e ri. Nga ai moment qeveri tjetër nuk ka”, ka thënë Limaj.

Tutje ai tha se qeveria e re do të zbus urrejtjen politike qe sipas tij u krijua gjatë qeverisjes aktuale. Limaj tha se detyra e parë e qeverisë së re është ta shërojë këtë klimë.

“Fryma ekipore varet nga kryeministrti, zoti Hoti. Së pari na duhet një qeveri e kryeministër që e zbut këtë urrejte, këtë përplasje virtuale të cilat kanë shku duke e rënduar situatën. Në një atmosferë të tillë është vështirë të punohet. Detyra e parë e qeverisë është ta shërojë këtë klimë. U bë modë përjashtimi, sulmi i vazhdueshëm, diferencimi, gjuha e pakontrolluar, shpijfe, mashtrime, sharje”, ka thënë Limaj në Klan Kosova.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit