9.7 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Vjen reagimi nga Zyra e Kryeministrit për demantimin nga Grenell

Rekomandime

Këshilltari politik i kryeministrit Albin Kurti, Erzen Vraniqi, ka reaguar pas demantimit nga ana e të dërguarit special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, të deklaratës nga zyra e kryeministrit, ku thuhej se është marrë vesh në një bisedë telefonike me Grenell që ndihma nga SHBA-të nuk do të ndale dhe se bashkëpunimi do të vazhdojë.

Ai në një postim në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ka thënë se “cicërimat” e ambasadorit Grenell ngjajnë më të ashpërta sesa takimet me të, shkruan Reporteri.net.

- Advertisement -

Ai po ashtu njofton që qëndrimi i Kurtit është i qartë dhe i saktë se tarifa 100% do hiqet gradualisht dhe do vendoset reciprocitet.

Vraniqi tutje ka thënë se Grenell po përdoret për luftën e brendshme politike në Kosovë nga ata që i humbën zgjedhjet dhe tash u janë cenuar interesat nga vendimet e Qeverisë Kurti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit