11.2 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Vuçiq trimërohet pas kthimit nga Tirana, paralajmëron dërgimin e trupave serbe në Kosovë

Rekomandime

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuciq, ka thënë se Serbia dëshiron të ruaj fëmijët e saj, të shkojë në Evropë dhe të bashkëpunojë me të gjithë. Vuçiq ka ironizuar duke thënë se Serbia do të jetë në gjendje të ruajë paqen në Kosovë. Kjo nenkupton se deshiron të dërgonë trupat serbe këtu.

- Advertisement -

Sipas tij, Kosova vazhdon të bëj kërcënime dhe akuza, por me këtë shpreh vetëm nervozizmin asgjë më shumë, shkruan ‘RTS’.

Presidenti serb një ditë më parë qëndroi në kryeqytetin shqiptar, Tiranën, me ftesë të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Aty së bashku me Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut lidhën marrëveshjen për bashkëpunim rajonal të quajtur mini-shengeni.

Kjo nismë është konsideruar e panevojshme nga liderët shqiptarë të Kosovës. Rama ka marrë shumë kritika për këtë nismë duke qenë se në nuk po merr pjesë Kosova, dhe për faktin se Serbia ende nuk po kërkon falje për krimet e kryera në Kosovë dhe po vazhdon të mohojë këto krime.

- Advertisement -

Në anën tjetër, deklaratat e Vuciqit janë vetëm provokim i radhës pasi që për paqen në Kosovë sigurohen autoritetet vendase si dhe shtetet perëndimore, anëtare të NATO’s.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit