7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Agim Veliu: Nëse ka kërcënime, nuk u frikësohemi zgjedhjeve

Rekomandime

Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Albulena Haxhiu, gjatë ditës së sotme ka deklaruar se nëse Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), vazhdon të insistojë për postin e presidentit, atëherë alternativa e vetme sipas saj është që vendi të shkojë në zgjedhje.

- Advertisement -

Por, deklaratës së Haxhiut i është përgjigjur nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu.

Veliu, në një prononcim për GazetaBlic tha se deklaratat e Haxhiut janë kërcënim, por nëse dikush nga VV-ja ka këso kërcënimesh, atëherë sipas tij LDK-ja nuk u frikësohet zgjedhjeve dhe se është e gatshme kurdo që ato të ndodhin.

“Me kërcënim a?”, tha Veliu.

- Advertisement -

“Nëse VV-ja ka aso kërcënime siç po thoni ju, ne zgjedhjeve nuk u frikësohemi në asnjë moment, hiq, nëse me kushtëzime e kërcënime, nëse nuk ka mirëbesim në ndërtimin e koalicionit për ne nuk është bash asnjë problem”, shtoi ai. /GazetaBlic/

Ndërsa, shtoi se nuk e di nëse do të këmbëngulë prapë LDK-ja që kësaj partie t’i takojë posti i presidentit.

- Advertisement -

Ai u shpreh se nuk e di nëse çështja për postin e presidentit do të jetë pjesë e diskutimit në takimin e ardhshëm.

“Nuk mund të flas asgjë më tepër”, tha ai.

Veliu i pyetur nga GazetaBlic se a do të ketë një takim gjatë ditës së sotme midis LDK-së dhe VV-së, ai u shpreh se nuk e ka një informatë të tillë.

“Nuk e di unë”, tha shkurt Veliu.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit