Bosi i qendrave tregtare “ETC”, Ramiz Kelmendi ka reaguar pas mbylljes së biznesit të tij në qytetin e Mitrovicës. Ky vendim u urdhëruar nga kryetari i komunës, Agim Bahtiri dhe shtabi emergjent, pasi një punëtore e këtij biznesi u infektua me Covid-19.
“Shtabi Emergjent i Komunës së Mitrovicës ka marrë vendim që të mbyllet qendra tregtare ETC në këtë komunë, pasi punonjësja e kësaj qendre tregtare u konfirmua mbrëmë me koronavirus, duke e shënuar kështu rastin e parë me COVID-19 në këtë komunë.
“Kur është në pyetje shëndeti i bashkëqytetarëve të tij, ai është në gjendje të shkojë 20 vjet në burg”, deklaroi Bahtiri, transmeton Indeksonline
Ndërsa, Rami Kelmendi përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se Bahtiri duhet të jetë më i matur, pasi edhe ka jetuar në shtetet evropiane.
“Unë nuk dua të besojë që ETC duhet të mbyllet me qëllim e aq më pak nga një Kryetar i cili vjen nga Vendet Evropiane. Andaj, çdo kryetar ka obligim të mbrojë shëndetin e qytetarëve të Komunës, por edhe Kryetari e di se ai objekt shitës me pakicë ka shërbyer për qarkullime dhe lëvizje të lirë të Pakicave nga Veriu e që mundë që ajo pjesë, jo e kontrolluar mirë nga ana shëndetësore të kontaminojë ndonjë të punësuar në ETC dhe qytetarë të tjerë nga kjo Komunë”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Koronavirusi dhe dëmi që po shkakton në shëndetin e Qytetarëve dhe ekonominë e Kosovës.
‘ELKOS ETC’ ka ndërmarrë të gjitha masat për të mos qenë vatër e burimit të Infektimit për konsumatorët, përveç masave të parapara nga IKSHKP, e të cilat po zbatohen me përpikëri nga të punësuarit sepse gjatë tërë kësaj periudhe nuk ka pasur asnjë shkelje rregullash.
ETC në Mitrovicë punësonë Qytetarët e Mitrovicës dhe menaxhohet nga Menaxhmenti Mitrovicas.
ETC nuk është vendbanimë për qytetarët as për të punësuarit e vet. Është Market për shitje me pakicë me produkte ushqimore dhe vepron sipas vendimit të Ministrisë së Tregtisë dhe Ministrisë së Shendetësisë.
Përpos masave të parapara, ETC që nga fillimi ka paraparë edhe masa shtesë, duke ndarë të Punësuarit në tre grupe pune (në kohë normale punohet në dy turne) në këtë formë, GRUPI i I-rë PUNON 2 DITË GRUPI i II-të PUNON 2 DITË, GRUPI i III-të PUNON 2 DITË, pra asnjë grup pune nuk takohen me grupet tjera.
Këto masa janë aplikuat së pari që të mbrohet shëndeti i Qytetarëve dhe të punsuarve nga mundësia e infektimit dhe shpërndarjes mes grupeve dhe qytetarëve, sepse nëse një i punësuar infektohet, atëherë i tërë grupiiIzolohet dhe dy grupe të tjera mundë të vazhdojnë shërbimin ndaj qytetarëve.
Sipas normave Ligjore, objekti dezinfektohet sipas standardeve të IKSHKP-së dhe veprimi i dezinfektimit nga kompanitë e specializuara.
Duke u bazuar në shembujë, nëse një repart Spitalorë shërohet një i infektuar me Covid 19 atëherë karantinohet stafi i ndërrimit, nuk karantinohet spitali, por vetëm dezinfektohen hapësirat e nevojshme për siguri të qytetarëve tjerë dhe pjesës tjetër të stafit.
Unë nuk dua të besojë që ETC duhet të mbyllet me qëllim e aqë më pak nga një Kryetar i cili vjen nga Vendet Europiane. Andaj, çdo kryetar ka obligim të mbrojë shëndetin e qytetarëve të Komunës, por edhe Kryetari e di se ai objekt shitës me pakicë ka shërbyer për qarkullime dhe lëvizje të lirë të Pakicave nga Veriu e që mundë që ajo pjesë, jo e kontrolluar mirë nga ana shëndetësore të kontaminojë ndonjë të punësuarë në ETC dhe qytetarë të tjerë nga kjo Komunë.
Andaj, ju flas me bindje dhe vetëdije të lartë se secili konsumatorë, është pjesë e familjes time, e unë edhe me familje, edhe brenda familjes jam në respekt të masave prevenuese ndaj Covid 19, sepse jeta e secilit njeri është e shtrenjtë. Kisha ditëlindjen time të 62-të dhe me kënaqësi do e festoja me familjen e gjërë, por shkak e Pandemisë, edhe brenda familjes, me Vajzat, Vëllëzërit dhe kolegët e Punës kemi ndarë urimet në distancë.
Me respekt;
Ramiz Kelmendi