2.9 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Paralajmërohet shkarkimi: Diplomati amerikan e zbulon tradhtinë e Thaçit

Rekomandime

Çdo premtim është një borxh, andaj shkarkimi i Thaçit është edhe premtim dhe borxh ndaj elektoratit të LVV-së dhe LDK-së dhe qytetarëve të Kosovës në përgjithësi”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Sipas analistëve politikë të gjitha zhvillimet e fundit, debatet rreth procesit të deritanishëm të bisedimeve në mes të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Aleksandër Vuçiq, për ta arritur një marrëveshje të ashtuquajtur historike mes dy vendeve, po e zbulojnë të vërtetën e fshehtë të arritjes së një marrëveshje në dëm të shtetit të Kosovës.

- Advertisement -

Prandaj, analistët thonë se Qeveria në ardhje menjëherë duhet të nisë iniciativën e vlerësimit të shkelje kushtetuese pranë Gjykatës Kushtetuese, në mënyrë që Presidenti të shkarkohet dhe të ndiqet sipas ligjit.

Kështu tha për “Kosova Sot Online” analisti politik, Florim Zeqa.

Florim Zeqa

Pas deklaratave të ish zyrtarit të Departamentit amerikan të Shtetit dhe analisti James Hooper, sipas të cilit një marrëveshje Kosovë-Serbi , e akorduar mes Thaçit dhe Vuqiqit tani më ekziston, e që për opsion sipas kësaj marrëveshje, madje me dokumente e harta të publikuara nëpër medie, ishte opsioni i ndarjes dhe shkëmbimit të territoreve të Kosovës, veriut, me disa fshatra nga Lugina e Preshevës, me formimin e qeverisë së re duhet të niset procedura kushtetuese e shkarkimit me urgjencë, ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, për arsye se veprimet e tij paraqesin shkelje të rëndë kushtetuese dhe rrezikim të sovranitetit dhe integritetit të shtetit tonë”, tha analisti politik, Florim Zeqa për “Kosova Sot Online”.

- Advertisement -

Sipas tij, këtë veprim tani duhet ta përshpejtojnë akoma më shumë, pasi po zbulohen faktet dhe njëherësh ka qenë edhe zotim e premtim edhe gjatë fushatës zgjedhore, si nga Vetëvendosje, ashtu edhe nga LDK.

“Çdo premtim është një borxh, andaj shkarkimi i Thaçit është edhe premtim dhe borxh ndaj elektoratit të LVV-së dhe LDK-së dhe qytetarëve të Kosovës në përgjithësi.

- Advertisement -

Me zbardhjen e plotë të argumenteve, rreth këtij skandali, jam i sigurt që edhe votat do të bashkohen në Kuvend, pozitë dhe opozitë për ta siguruar shumicën e mjaftueshme për shkarkim, pas konstatimit të shkeljes nga Gjykata Kushtetuese, nëse nuk ndodhë eventualisht ndonjë lojë e “Kalit të Trojës” brenda LDK-se më disa deputet që akoma mundë të jenë të ndikuar dhe shanzhuar nga “Hashim Thaçi”.

“Sigurimi i dy të tretave në Kuvend për shkarkimin e Presidentit pritet të bëhet pa ndonjë problem, ngasë për këtë kërkesë veç votave të koalicionit me minoritetin jo serb, do të bashkëngjitet pa asnjë kushtëzim edhe grupi parlamentar i AAK-së që do të ketë 14 deputet.

Enigmë mbetën vetëm disa nga urithët e nëntokës së LDK-së, me votat e të cilëve Hashim Thaçi u bë president dhe jo vetëm, me Thaçin, disa prej zyrtarëve të LDK-së, i lidhin edhe çështje tjera biznesore dhe politike, siç janë postet në administratën shtetërore, në stafin e përhershëm qeveritar, ambasadorë, konsuj dhe staf diplomatik në vendet evro-perëndimore.

Thënë ndryshe, pa ndihmën e sinqertë të LDK-së, Vetëvendosje nuk e ka fuqinë e shkarkimit të Thaçit në Kuvend, që i bie, se Thaçi do të vazhdojë të jetë ende faktor që sjellë vendime në dhe për Kosovën, ashtu siç ka qenë gjatë koalicionit PAN”, përfundoi Florim Zeqa për Kosova Sot Online”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit