“LDK-ja humb përkrahjen e deputetëve të Parlamentit Evropian”

0
170
Agim Veliu, Isa Mustafa, Lutfi Haziri

Analisti Blerim Vela, ka pyetur se pse krerët e partive politike që po synojnë të formojnë qeverinë e re të Kosovës, nuk po arrijnë të gjejnë një grup deputetësh të Parlamentetit Evropian, që do ta mbështeste aksionin e tyre politik.

Ai ka thënë se LDK-ja në fushatën e fundit elektorale, kishte marrë përkrahje nga partitë simotra të EPP, sidomos nga CDU-ja gjermane, por tani sipas tij, kjo mbështetje mungon, përcjell Bota sot.

Sipas tij, ky duhet të jetë një indikacion për anëtarësinë e partisë për veprimet e krerëve të tyre politik.

Postimi i plotë i Velës në Facebook, pa ndërhyrje:

Si eshte e mundur qe kreret e LDK, PDK, AAK, Nisma dhe AKR nuk arrijne te gjejne nje grup deputetesh te Parlamentit Evropian qe do te mbeshtesnin hapur aksionin e tyre politik per krijimin e qeverise se PANdemise?

LDK ne kampanjat e fundit elektorale ka gezuar mbeshtetje te forte nga partite simotra te EPP e sidomos nga CDU-ja gjermane – por, tani kjo mbeshtetje po mungon!

Kjo duhet te ishte indikacion per anetaresine e partise per veprimet e krereve te tyre politik qe nuk gezojne mbeshtetje nga partneret kryesor evropian.