11.5 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Lumir Abdixhiku nuk dëshiron të jetë ministër në një Qeveri me AAK-në dhe Nismën

Rekomandime

Disa figura të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kanë shprehur pakënaqësi për arritjen e marrëveshjes LDK-AAK-Nisma, për formimin e Qeverisë së re në krye me Avdullah Hotin.

- Advertisement -

Mësohet se ministri aktual i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, ia ka bërë të ditur kryesisë së LDK-së se nuk dëshiron ta mbajë postin e ministrit në një qeveri bashkë me AAK-në dhe Nismën.

Përveç Abdixhikut, pakënaqësi kanë shprehur edhe kryetari i Pejës Gazmend Muhaxheri dhe ai i Lipjanit Imri Ahmeti.

Kujtojmë se Lumir Abdixhiku kishte abstenuar në votimin e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së për koalicionin e Lidhjes Demokratike të Kosovës me AAK-në dhe Nismën.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit