2.6 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Gati gjysma e të infektuarve me Covid-19 në Kosovë tashmë janë shëruar

Rekomandime

IKSHPK njoftoi se janë katër raste të reja me Covid-19 në Kosovë, ndërkohë që 22 persona janë shëruar.

- Advertisement -

Kështu, kjo është dita e tetë me radhë që numri i të shëruarve kalon atë të rasteve të reja.

Tani me 22 të shëruarit, numri total i të shëruarve është 403. Ndërkohë numri total i të prekruve në Kosovë është 855. Kjo do të thtoë se gati gjysma e të infektuarve tani janë shëruar. Njëkohësisht, 26 persona që janë prekur nga virusi Covid-19 kanë ndërruar jetë.

‘’Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.’’, thuhet në komunikatën e IKSHPK.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit