10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Grenell i reagon prapë Osmanit për liqenin: S’mund ta ushqeni familjen me simbolika, Ujmani hap vende pune

Rekomandime

Emisari Special Richard Grenell në postimin e tij në Twitter i ka reaguar sërish Vjosa Osmanit duke thënë se simbolizmi nuk krijon vende pune e as ekonomi.

- Advertisement -

“Nuk mund ta paguash qiranë apo të ushqesh familjen tuaj me simbolizëm”, ka shkruar Grenell.

Ai ka shtuar se në Liqenin e Ujmanit do të bëhet studim fizibiliteti për të ditur si të përdoret dhe çfarë vende pune të krijohen, raporton Kosova ime.

“Studimi i fizibilitetit të Liqenit është për të njohur saktësisht se si duhet të përdoret dhe çfarë lloj vende pune mund të krijohen.

- Advertisement -

Për të sugjeruar se emërtimi normalizim ekonomik hap disktime tjera është politikë kot. Ky është studim për të krijuar vende pune”, ka thënë ai

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit