25.9 C
Pristina
Monday, April 15, 2024

Thaçi i gëzohet shumë marrëveshjes Kosovë- Serbi, falënderon përsëri Amerikën!

Rekomandime

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka falënderuar përsëri SHBA-në, për marrëveshjen e arritur dje në mes të Kosovës dhe Serbisë, të arritur në Uashington.

- Advertisement -

Falenderime dhe lavde të veçanta, Thaçi ka shprehur edhe gjatës ditës së djeshme, kundrejt presidentit Donald Trump.

Nga ana e tij, Thaçi ka kujtuar faktin se Kosova beson në lidershipin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe në vizionin e Uashingtonit, pasi gjatë gjithë historisë së Kosovës kjo i ka sjellë vetëm përfitime, si çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës, themelimin e ushtrisë që do të përfundojë me integrimin në NATO, si dhe tash edhe zhvillim ekonomik.

Ndërkohë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë quajtur historike arritjen e marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Departamenti Amerikan i Shtetit thotë se marrëveshja e nënshkruar në praninë e presidentit amerikan Donald Trump, është historike dhe përfshinë një sërë çështjesh të normalizimit ekonomik.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit