Humanisti i njohur kosovar, Halil Kastrati ka konfirmuar që lojtarët e kombëtares së Kosovës po ndihmojnë familjet në Kosovë.Kastrati thotë që lojtarët e kombëtares po ndihmojë me iftare të shtruara për familjet kosovare – edhe pse ata vetë nuk ndodhen në Kosovë momentalisht, shkruan GazetaBlic.
“Edhe pse nuk janë në Kosovë, lojtaret e Kombetarës po na ndihmojnë për iftare në këtë kohë Ramazani”, tha Halil Kastrati në NIN.
Vlen të theksohet se edhe në të kaluarën lojtarët e Kosovës kanë “bashkëpunuar” me Halil Kastratin për t’i ndihmuar familjeve me nevojë në shtetin tonë – duke ndërtuar edhe shtëpi për disa persona.