16.4 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Publikohen dokumente ku vërtetohet se institucionet shpërfillën ankesat e Agon Musliut

Rekomandime

Jeta në izolim i ishte bërë e mërzitshme. Larg familjes, i vetëm në Gjermani dhe me probleme shëndetësore, Agon Musliu kishe nisur të shfaqte edhe shenja depresioni.Për këtë arsye djali i vetëm i familjes Musliu që shkoi në Gjermani për studime master, insistonte të kthehet në Kosovë.Pas kërkesave të shumta të familjes, përfshirjes edhe të kryetarit të Gjilanit dhe angazhimin e ambasadorit të Kosovës, në Gjermani Beq Cufaj, Agoni 26 vjecar u fut në listën e personave që duhet të kthehen në Kosovë.

- Advertisement -

Në këtë dokument të Ministrisë së Punëve të Brendshme që ka kaluar nëpër duart e Ministrisë së Shëndetësisë e Punëve të Jashtme, e të cilin e ka siguruar Televizioni 7, shihet se Agon Musliu, figuron si udhëtarë i cili ka probleme shëndetësore.Ndërkohë me 1 maj, ambasada e Kosovës në Gjermani, përmes një emaili kishte njoftuar Qendrën Operative të MPB-së, se në linjën ajrore Shtutgart – Prishtinë me datë 2 maj, se në këtë fluturim, janë 10 udhëtarë me raste emergjente dhe në mesin e tyre, disa që duhet të vendosen në karantinë.Në mesin e atyre që u vendos në karantinë, ishte edhe Agon Musliu, pavarësisht që, gjithnjë sipas këtij dokumenti, i ndjeri figuronte me vërtetim që kishte sëmundje shëndetësore.Por, pavarësisht kësaj, sipas këtij dokumenti, jo të gjithë ishin të liruarit nga izolimi ishin të moshës 70 vjecare apo më të vjetër.

Ndërkohë, Komuna e Gjilanit, para se Agon Musliu të vinte në Kosovë, kishte bërë kërkesë në Qendrën Operative të MPB-së, qe babait të Agonit, Naimit, t’i lëshohet një leje qarkullimi për udhëtimin në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë.Por, Naim Musliu, nuk arriti ta takonte djalin e tij në aeroport.
Kjo pasi që 26 vjeçari kur u kthye në Kosovë, u vendos në izolim, në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.T7 ka siguruar edhe emailin, përmes të cilit Qendra Operative Emergjente në Gjilan, e njofton MPB-në, pikërisht në ditën tragjike me 3 maj, në orën 5:01 pasdite, se Agon Musliu, urgjentisht duhet të kontrollohet, me arsyetimin se është depresiv.E Komuna e Gjilanit, gjysmë ore më pas, e mori përgjigjen nga Qendra Operative Emergjente e Ministrisë së Shëndetësisë.Por, ishte pikërisht kjo koha, që sipas raportit të Policisë së Kosovës, Agon Musliu u hodh nga kati i 5 i konviktit.Po ashtu bashkangjitur me materiale tjera, Agoni ka edhe dokumentin me vulën e radiologut, ku tregon se 26 vjecari në shkurt të vitit 2019, kishte bërë ultrazërin e abdomenit.Por, për të gjitha këto dokumente, ka reaguar Ministria e Shëndetësisë.

Po ashtu, në reagim, thuhet se Ministria e Shëndetësisë, posedon raportet mjekësore të të ndjerit, të përpiluara nga mjekët, por për shkaqe të ruajtjes së privatësisë, nuk do të bëhen publike.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit