5.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Grenelli i reagon Ischingerit: Jam i lumtur të krahasoj progresin tonë me tuajin kur të dëshironi

Rekomandime

Ish-emisari i ish-presidentit të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell i ka reaguar ish-diplomatit gjerman Wolfgang Ischinger pasi që ky i fundit i tha Grenellit se mandati i tij ka skaduar duke e këshilluar që t’ia lë Kosovën njerëzve të saj.

Përmes një postimi në “Twitter”, Grenelli e akuzon Ischingerin duke i thënë se i ka dhënë iranianëve dhe rusëve një platformë që ata nuk e meritojnë.

- Advertisement -

“Wolfgang, ju jetoni duke dhënë këshilla mbi politikën e jashtme. I keni dhënë iranianëve dhe rusëve një platformë që nuk e meritojnë”, ka shkruar ai.

Grenelli po ashtu i drejtohet Ischingerit duke i thënë që të mos ua mbyllë gojën “homoseksualëve”, teksa shton se është i gatshëm të krahasojë progresin e tij me të ish-diplomatit gjerman.

“Mos i heshtni homoseksualët nga pjesëmarrja në diëka që ju lirshëm e bëni. është homofobe. Jam po ashtu i lumtur të krahasoj progresin tonë me tuajin kur të dëshironi”, ka thënë Grenelli.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit