10.1 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Reagon presidenti Thaçi, pas vendimit të Komisionit të Venecias

Rekomandime

Presidenti Hashim Thaçi, e ka komentuar vendimin e Komisionit të Venecias, i cili e kundërshtoi kërkesën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, mbi ligjshmërinë e mandatimit të Avdullah Hotit për kryeministër të qeverisë së re.

- Advertisement -

Në një shkrim në Facebook, Thaçi ka thënë se Komisioni i Venecias shpreh besimin e plotë mbi Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, dhe ai bëri thirrje që këtë ta bëjnë edhe politikanët vendorë.

Shkrimi i plotë i presidentit Thaçi:

Komisioni i Venecias kundërshtoi kërkesën e Qeverisë për interpretimin e Kushtetutës, ndërsa e njëjta çështje është në pritje të Gjykatës Kushtetuese. Për ndryshim nga Qeveria e shkarkuar, Komisioni i Venecias shpreh besim dhe mbështetje të plotë për gjykatën tonë. Në të njëjtën kohë, shpreh disponueshmërinë për të bashkëpunuar me autoritetet e Kosovës për çështje të tjera që janë në kompetencën e tyre. Respektimi i vendimeve dhe autoritetit të Gjykatës Kushtetuese është thelbësor për sundimin e ligjit në Kosovë! HTH

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit