7.7 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Këshilltari i Thaçit tallet me Kurtin: Edhe i shkallmuar nga partnerët e tij, edhe po i ngatërron hapat në shkallët juridike

Rekomandime

Adil Behramaj, këshillar i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas përgjigjes që Komisioni i Venecias i ka kthyer kryeministrit në detyrë të vendit, Albin Kurti.

- Advertisement -

Qeveria në detyrë ka njoftuar se se Komisioni ka vendosur të mos e trajtojë kërkesën e Kurtit, duke vlerësuar që do të respektojë vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese për çështjen e mandatarit.Behramaj ka thënë se Kurti po i ngatërron edhe hapat në shkallët juridike.

“Edhe i shkarkuar nga Kuvendi. Edhe i shkallmuar nga të gjithë partnerët e tij. Edhe po i ngatërron hapat në shkallët juridike”, ka shkruar Behramaj në Facebook.

Ky është reagimi i plotë:

- Advertisement -

Edhe i shkarkuar nga Kuvendi. Edhe i shkallmuar nga të gjithë partnerët e tij. Edhe po i ngatërron hapat në shkallët juridike. Komisioni i Venecias menjëherë i paska kthyer përgjigje Kurtit. I paskan thënë që ta respektojë rendin kushtetues të Kosovës dhe të mos iu dërgojë kërkesa pa i shqyrtuar ato institucionet e Kosovës.

Iu tregova para disa ditësh që Komisioni i Venecias do të qeshin me amatorizmin e Kryeministrit të Kosovës:Komisionin e Venecias e kishte strategji për ta përgatitur terrenin që të mos e pranonte vendimin e Gjykatës Kushtetuese, duke e paragjykuar atë vendim qysh në ditën e parë kur e kishin deponuar kërkesën.Ky është Albin Kurti, i mbërthyer nga paranoja e tij!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit