6.6 C
Pristina
Tuesday, March 26, 2024

​Xhandarmëria serbe vazhdon të futen në Karaqevë, banorët të shqetësuar kërkojnë ndihmë nga institucionet

Rekomandime

Edhe pse kanë kaluar 21 vjet nga përfundimi i luftës në Kosovë, banorët e fshatit Karaqevë të Komunës së Kamenicës, vazhdojnë të ndjehen të rrezikuar nga xhandarmëria e Serbisë, e cila kohë pas kohe futet në territorin e këtij fshati.

Përfaqësuesi i banorëve të Karaqevës, Selver Lenjani, ekspozoi të premten para objektit të Qeverisë së Kosovës, dëshmi dhe fakte të futjes së forcave serbe në këtë fshat.

- Advertisement -

Ai edhe njëherë ka kërkuar nga të gjitha institucionet relevante që të merren me problemin e fshatit Karaqevë, pasi që po konsideron se jeta e banorëve të brezit kufitar po vështirësohet, por edhe po rrezikohet.

Thotë se kanë frikë që një ditë fshatrat e brezit kufitar do të mbesin jashtë Kosovës.

Kërkojmë nga institucionet relevante që të merren me problemin e Karaqevës.

- Advertisement -

Mirëpo askush nuk merret dhe ka mbetur nën mëshirën e banorëve.

Nuk ka institucion relevant në Republikën e Kosovës që nuk e kemi informuar që 20 vjet me radhë, ja urdhëroni shikoni këto foto sa një mijë fjalë.

- Advertisement -

Vet fotoja që hyrja e xhandarmërisë serbe futet në brendësi të Kosovës dhe nuk merr askush përgjegjësi.

Policia e Republikës së Kosovës nuk guxon të shkel në këtë zonën që po shihet.

Xhandarmëria serbe futet kurdo.

Kjo është një situatë e rëndë për banorët, shumë brengosëse dhe frikësohen që kjo pjesë do t’i mbetet Serbisë, sepse me dokumentacion zyrtar që posedojnë banorët e brezit kufitar është tokë e jona”, tha ai.

Lenjani ankohet në të gjitha institucionet vendore por edhe ndërkombëtare të cilat nuk kanë bërë asgjë për të zgjidhur këtë problem.

Madje thotë se u injorua edhe nga kryeministri Kurti, por edhe nga ndërkombëtarët.

Kaloi Kryeministri këtu pari dhe i thash i nderuar kryeministër ke nderin të shohësh këtë ku shihet xhandarmeria serbe.

Tha nuk kam kohë.

Vazhdo kryeministër, na fal.

Kaloi këtu edhe grupi i QUINT-it që ishte sigurisht në një takim këtu, i luta edhe ata që të shohin këto dëshmi, por asnjëri nuk u afrua që së paku moralisht të thonë se ky është problem akut që duhet zgjidhur dhe Karaqeva ka me qenë shumë vendimmarrëse.

Me Karaqevën do të dëshmohet se Serbia ka tradhtuar, ka mashtruar, ka falsifikuar dhe i është servuar faktorit ndërkombëtar.

Uroj që Brukseli zyrtar t’i korrigjoj gabimet që i ka bërë ndaj territorit të Republikës së Kosovës”, tha ai.

Ajo zonë është përcaktuar si zonë neutrale dhe e vetmja forcë që ka të drejtë hyrje në atë zonë është KFOR-i.

Hyrja e xhandarmerisë serbe në atë zonë dhe kontrollet që i bëjnë njerëzve, sipas banorëve është kërcënim direkt për qytetarët e Karaqevës në veçanti dhe për gjithë shtetin e Kosovës në përgjithësi

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit