Edhe një paciente me koronavirus ka vdekur në Kosovë. Viktima vjen nga komuna e Dragashit, e lindur në vitin 1957 teksa vuante edhe nga sëmundje tjera shoqëruese.
12 persona janë të shtrirë me koronavirus në Klinikën Infektive të QKUK-së, nëntë prej të cilëve janë në gjendje stabile, dy po marrin oksigjenoterapi dhe një pacient vazhdon të mbetet në gjendje të rëndë.
Në këtë klinikë ka ndërruar jetë një paciente e dializës nga komuna e Dragashit, që kishte marrë virusin në Spitalin e Prizrenit derisa po merrte trajtim.
Edhe pacienti që është në gjendje të rëndë ka sëmundje kronike të veshkave dhe është në dializë.
Nga klinika sot do të lirohen pesë pacientë të shëruar nga infeksioni me Covid -19, ndërsa 2 raste të cilët kanë rezultuar negativ në testimet e fundit për Covid-19 vazhdojnë trajtimin në klinikë.