Anëtari i VV’së: Nuk na duhet ndihma e SHBA’ve, godet edhe LDK’në

0
398

Ish-kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet në zgjedhjet e fundit, Hysamedin Feraj, ka kërkuar shpjegim nga Avdullah Hoti se përse na duhet ndihma e Richard Grenell, i cili është i dërguari amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi, transmeton Gazeta Metro.

Feraj ka shkuar aq larg sa ka kërkuar shpjegim nga zëvendëskryeministri, Hoti, se përse na duhet ndihma e Grenellit, duke pretenduar se me këtë Kosova po bëhet pjesë e Serbisë.

“Avdulla Hoti duhet të na shpjegoj pse na duhet ndihma e Grenellit që Kosova të rikthehet brenda Serbisë? Sepse Hoti po krijon konfuzion logjik”, ka shkruar Feraj në Facebook’un e tij.

Ai tutje ka thënës se Hoti po i quan aleat ata që po na kthejnë në Serbi, duke aluduar në SHBA.

Ndërsa dihet botërisht që SHBA’të kanë qenë vendimtare në çlirimin e Kosovës nga Serbia.

“Tani Hoti po na thotë se aleat kemi këdo që na ndihmon të rikthemi nën Serbinë”, ka shkruar Feraj.

Krejt kjo fushat e kundër Hotit dhe LDK’së, nga amtarët ekstremist të VV’së, po vjen pasi që LDK ka bërë thirrje që nesër të hiqet taksa ndaj Serbisë, ashtu siç kanë kërkuar edhe aleatet kryesor të Kosovës.

Postimi i plotë i Hysamedin Ferajt:

Avdulla Hoti duhet të na shpjegoj pse na duhet ndihma e Grenellit që Kosova të rikthehet brenda Serbisë? Sepse Hoti po krijon konfuzion logjik.

Siç po flet Hoti, situata duket kështu:

1. Kosova dëshiron me qenë pjesë e Serbisë;

2. Serbia nuk po e pranon dëshirën e Kosoves; Përfundimi logjik:

Që Kosova të kthehet si pjesë e Serbisë na nevojitet ndihma e Grenellit.

Përfundimi praktik:

Nëse nuk e kemi këtë përkrahje, nuk ia vlen që LDK të qeverisë në Kosovë.

* * *

Deri tani mendonim se ndihma e aleateve na duhet për me kriju shtetin tonë të pavarur nga Serbia, dhe për me ndërtu me të marrëdhënie të fqinjësisë së mirë, mbi parimet e barazisë e të respektit reciprok, etj.

Deri te Avdulla Hoti, me këtë kriter, popujt e shtetet i klasifikonim ne aleat dhe kundërshtar.

Tani Hoti po na thot se aleat kemi këdo që na ndihmon të rikthemi nën Serbinë.

* * *

Duke i mbetur besnik mendimit tim të vjetër: Mendoj se aleat kemi ata shtete e popuj që na mirëkuptojnë në vullnetin tonë sovran. Ata që, ndonëse nuk na mbështesin menjëherë, megjithatë janë te gatshëm të na dëgjojnë me durim e simpati. Në fund edhe të na mbështesin.

* * *

Hoti kundër traditës rugoviane:
Si më sipër është historia e LDK-së dhe suksesi i Ibrahim Rugovës për ndërkombëtarizimin e çështjes tonë në vitet ’90.

Po ashtu për sigurimin e përkrahjes së aleatëve, deri për pavarësi.

Dihet se të gjithë aleatët e mëvonshëm, në fillim e kanë kundërshtuar kërkesën tonë për Republikë, aq më shumë për pavarësi.

Dihet se, përkundër kërkesës amerikane dhe europiane, Rugova nuk dha dorëheqje nga organizimi i rezistencës popullore, masive e paqësore.

Dalëngadalë ata na mirëkuptuan dhe u bënë aleatët tanë.

* * *

Apo ndoshta Hoti do me iu kthye traditës rugoviane?

Mos ndoshta do me u largu nga qeveria, me shku mu në mes të popullit, dhe me organizu protesta të gjëra popullore, përkundër kërkesave të aleatit tonë Grenell? Derisa ky të ndërroj mendim e t’i bëj presion Serbisë në vend se Kosovës?

Abdullah Hoti – Rugova i sotëm!?

Do të dëshiroja shumë ta shoh në krye të rezistencës popullore, paqësore por masive, kundër kërkesave momentale të Grenellit dhe në mbrojtje të vullnetit të shqiptarëve. Ashtu siç bëri dr. Ibrahim Rugova, deris Grenellin ta bëj aleat të Kosovës.