Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është deklaruar në lidhje me letrën e tij që ia ka dërguar zëvendës presidentit amerikan, Mike Pence.
Letra nga Kurti drejtuar Pence, akuzon Presidentin e vendit, Hashim Thaçi se ka disa plane për marrëveshjen me Serbinë të cilat nuk i di as ambasadori Richardh Grenell, në letër thuhet se Kurti ndjehet për këtë i shqetësuar.
Por, sot ka sqaruar pak dërgimin e kësaj letre vet autori, i cili pas dhurimin të gjakut në Qendrën e Transfuzionit ka dhënë edhe një deklaratë të shkurtër para gazetarëve
Kurti ka thënë se kjo letër është shkruar për arsye se ka shumë keq-informime për atë personalisht dhe qeverinë e tij.
Ai ka thënë se përmes kësaj letre të dërguar në prill ka sqaruar pozicionet e tij në dialogun me Serbinë.
“Se pari agjenda ime si kryeministër në detyre është publike. Sa i përket letrës ajo nuk është letër e këtij muaji është diku nga mesi i Prillit.
Unë gjatë këtyre muajve kam shkruar shumë letra me përfaqësuesit e SHBA-së dhe BE-së .
Një pjesë e letrës i referohet situatës me Pandeminë Covid 19 gjithashtu kam shprehur qëndrimet tona mbi dialogun me Serbinë dhe nuk i jam ankuar askujt për ambasadorin Grenell.
Për shkak se ka shumë keq-informime për mua dhe qeverinë më asht dashtë të sqaroj pozicionin tonë” tha Kurti.